Rolpik.org

Rolpik.org Logo Website Rolpik online

projekt i realizuar nga

Group for Legal and Political Studies legalpoliticalstudies.org

Gjatë tri viteve të fundit, rreth 13 mijë qytetarë të dyshuar për dhunë në familje

Dhuna në familje, në bazë të raportimit, mbetet njëra ndër veprat penale që ndodh më së shpeshti në Kosovë. Referuar të dhënave nga Policia dhe nga Prokurori i Shtetit, vërehet trendi në rritje i këtij fenomeni negativ në shoqërinë tonë.

Në bazë të raporteve të punës së Prokurorit të Shtetit, për vitet 2020, 2021 dhe 2022, rezulton se Prokuroritë Themelore në nivel vendi kishin pranuar kallëzime penale për 12 mijë e 946 persona madhorë si të dyshuar për dhunë në familje.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se trendi i personave të dyshuar për dhunë në familje gjatë tri viteve të fundit ka qenë rritës, ashtu që në vitin 2020 ishin 3 mijë e 426 persona, në vitin 2021 ishin 4 mijë e 423 të dyshuar dhe në vitin 2022 ishin 5 mijë e 97 persona me kallëzim penal për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tyre.

Personat e përfshirë si të dyshuar për dhunë në familje ishin pjesë e 11 mijë e 53 rasteve të kësaj natyre që i kishte në punë Prokurori i Shtetit gjatë tri viteve të fundit.

Detajet e tjera lidhur me numrin e rasteve në punë, personave të dyshuar, rasteve të zgjidhura dhe atyre që nuk morën epilog gjatë viteve 2020, 2021, 2022, i gjeni në grafikun e bashkëngjitur./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter