Rolpik.org

Rolpik.org Logo Website Rolpik online

projekt i realizuar nga

Group for Legal and Political Studies legalpoliticalstudies.org

Arrestohen tre persona me dyshimin e keqpërdorimit të rezervave shtetërore

Sipas burimeve të Drejtësia Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërrmarësisë dhe Tregtisë (MINT) sot janë arrestuar dy persona.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit kurse bastisjet janë zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga Polonia nuk iu bashkua rezervës shtetërore. Sipas atyre incizimeve, njësoi ndodhi edhe me një pjesë të grurit.

Lidhur me këtë rast, është arrestuar edhe biznismeni Ridvan Muahrremi si i dyshuar për këtë vepër penale.

Prokuroria Specila lidhur me këtë rast ka ndarë komunikatën për publikun si më poshtë:

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet  R.M. H.G dhe I.L.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.”/Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter