Në mungesë të provave, Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Prizren, ka liruar nga akuza, Isa Osmankaj i akuzuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Drejtësia Sot.
Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, gjyqtarja e çështjes Ajser Skenderi, tha se me anë të provave të administruara, dëgjimit të dëshmitarëve dhe dëgjimit të ekspertëve financiar nga gjykata nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Ndërsa, lidhur me shpenzimet procedurale gjyqtarja Skenderi tha se të njëjtat do të bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.
Në fund, ajo njoftoi se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese brenda afatit të rregullt ligjor.
Sipas Prokurorisë së Prizrenit Isa Osmankaj në cilësi të personit zyrtar si shef i zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në bazë të aktakuzës i akuzuari prej muajit maj 2017 deri në maj të 2018-ës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, nuk i ka përmbushur kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.
Aktakuza përshkruan se i akuzuari Isa Osmankaj, me dije e ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi që duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit mbi Prokurimin publik, ka lejuar implementimin e një kontrate që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e kishte shpallur nule ose jo ekzistente.
Sipas Prokurorisë në këtë mënyrë, i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe me dispozitat e Ligjit mbi Financat Publike, duke i mundësuar Operatorit ekonomik zbatimin e një kontrate jo ekzistente në vlerë prej 358,039.06 euro, nga e cila kont
Drejtësia Sot, në vazhdimësi ka raportuar lidhur me zhvillimin e këtij shqyrtimi gjyqësor:
Monitoruar nga: Leutrim MAKSHANA
PKR.nr.37/19