Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës – Departamenti i Përgjithshëm, u mbajt seanca e shqytrimit fillestar ndaj të akuzuarit Rexhep Lushtaku, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës PP.I.nr. 270/2009 të dates 07.07.2015, akuzohet për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.1 të KPK.
Gjatë shqyrtimit fillestar të udhëhequr nga gjyqtari i vetëm gjykues Gzim Ademi dhe konstatimit se janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen se shqyrtimit fillestar, u vazhdua me leximin e aktakuzës nga ana e Prokurorit të Shtetit.
Pas leximit të aktakuzes të pandehurit ju ofrua mundësi e deklarimit të fajësise, i cili deklaroi se nuk e ndijen vetën fajtorë për veprën penale e cila i vihet në barë. Pasi që i njejti nuk e pranoi fajësine gjykata e njoftoi se mund të paraqes kundërshtimet, sa i përket provave të cilat i vihen në barë dhe kërkesën për hudhjen poshtë të aktakuzës në afatin ligjor prej tridhjet (30) ditësh.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themlore të Mitrovicës, të cilën tani e përfaqëson Prokurori i Shtetit Daniella Batkoviq, Rexhep Lushtaku, akuzohet se me datën 04.07.2009 rreth orës 17:05, në fshatin Vaganicë, Komuna e Mitrovicës ka përdorur armën me kërcënim ndaj të dëmtuarit Jetullah Dibrani, në atë mënyrë që në një distancë prej 150 metra vijë ajrore me armë automatike AK-47 ka shtënë në drejtim të dëmtuarit 5-6 herë, por jo me privuar nga jeta, ku me këte kishte kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.1 të KPK.
Monitoruese: Edita KOLIQI