Në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të rënda u mbajt shqyrtimi fillestar i udhëhequr nga gjyqtari i vetëm gjykues Shqir Zika, ndaj të akuzuarve: Shaip Xhera nga Gjakova, i cili po akuzohet për vepren penale posedim i paautorizuar i narkotikeve substaca psikotrope ose analoge nga neni 275 par 1 KPRK-së, si dhe tē akuzuarit tjetër Agim Malusha nga Prizreni, i cili po akuzohet për vepren penale blerja, poseidimi shprendarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope ose analoge nga neni 273 par 1 i KPRK-së.
Të pranishëm në këtë senacë ishin, Prokurori i Shtetit Ramiz Buzhala, i akuzuari Shaip Xhera, ndersa i akuzuari Agim Malusha nuk ishte I pranishëm dhe mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.
Pasi që nuk kishte kushte për mbajtjen e seances Gjyqtari i vetëm gjykues morri aktvendim që seanca të shtyhet, ndërsa për të akuzuarin Agim Malusha nga Prizreni, do të lëshohet urdhëresa për sjellje të dhunshme. Seanca e rradhës shtyhet për datën 21.06.2019 ne orën 13:30 minuta.
Seanca u mbyll ne ora 10:20 .
Monitoruese: Jeta VULA