Raportohet një rast i tentim dhunimit në Pejë

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

15:26 / 20 Dhjetor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës se ishte viktimë e tentim dhunimit në Pejë.

Nga informatat në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se tentim dhunimi dyshohet se është bërë nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas edhe është intervistuar.

Policia njofton se gjatë intervistimit i dyshuari i ka mohuar akuzat për tentim dhunim ndaj viktimës që e ka raportuar rastin.

Në fund të komunikatës raportohet se në  konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./Drejtësia Sot