Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 73 aktakuza kundër 93 personave, për vepra të ndryshme penale.
“Drejtësia Sot” njofton se nëntë prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj nëntë personave ku ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kështu, sa i përket kësaj vepre penale katër aktakuza ndaj katër personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Një aktakuzë tjetër kundër një personi është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Nën dyshimin se kanë kryer dhunë në familje, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
Kurse dy aktakuza kundër dy personave të dyshuar për dhunë në familje i ka ngritur edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Përveç aktakuzave të ngritura, Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të tij në 24 orët e fundit janë ndaluar shtatë persona ndërsa është kërkuar masa e paraburgimit për pesë persona të tjerë.
Kësisoj, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar nga gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.
Po ashtu, kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona e ka kërkuar edhe Prokuroria e Prishtinës.
“Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.
Lajmet në fokus