Prokurori i Shtetit ngrit 49 aktakuza, shtatë prej tyre për dhunë në familje

Prokurori i Shtetit

Monitoruar nga Jetlira Sallteku

14:23 / 14 Dhjetor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurori i Shtetit raporton se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 49 aktakuza për vepra të ndryshme penale kundër 69 personave.

Drejtësia Sot” njofton se shtatë prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj shtatë personave ku ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale tre aktakuza kundër tre personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa nga dy aktakuza kundër dy personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe ajo në Ferizaj.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë persona për dhe janë parashtruar kërkesat për caktimin e masës se paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në familje”, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ajo në Prizren janë parashtruar katër kërkesa për caktimin  e paraburgimit ndaj katër personave në katër raste të ndara për këtë vepër penale.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.