Pesë viktima të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

14:20 / 16 Dhjetor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Policia e Kosovës njofton se pesë persona kanë raportuar se ishin viktimë e dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, raporton “Drejtësia Sot”.

Këto rastet janë raportuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe në Ferizaj, ku tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kësisoj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë njofton se është arrestuar një person nën dyshimin se i ka kanosur dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë.

Tutje thuhet se lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë dhe i njëjti me  vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu edhe në Lipjan është raportuar një rast i dhunës në familje, me ç’rast është arrestuar një person për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

Sa i përket të dyshuarit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në anën tjetër nga Drejtoria Rajonale në Ferizaj është raportuar një rast ku në Han të Elezit, një femër dhe një mashkull kanë raportuar se familjari i tyre i ka sulmuar fizikisht.

Në fund të komunikatës thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Drejtësia Sot