Policia e Kosovës dje ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.
Lajmi u bë i ditur nga raporti 24 orësh i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.
Kjo drejtori njofton se rasti dyshohet të ketë ndodhur në Vushtrri me ç’rast i dyshuari e kishte ngacmuar verbalisht viktimën femër kosovare.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot
Lajmet në fokus