Në 24 orët e fundit, gjashtë gra raportojnë se ishin viktimë e dhunës në familje

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

12:48 / 09 Dhjetor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë femra kosovare kanë raportuar se ishin viktimë e dhunës në familje, raporton “Drejtësia Sot

Këto raste janë raportuar nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë, ku pesë persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kësisoj fillimisht nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në vazhdimësi kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse nga Drejtoria e Policisë në Ferizaj janë raportuar tri raste, ku rasti i parë ka ndodhur në Shtërpcë ku viktima femër kosovare, kishte raportuar se është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër është raportuar në Ferizaj ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën  femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit nga kjo drejtori është raportuar në Kaçanik ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në anën tjetër nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë është raportuar një rast ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat kosovarë. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit dhe në tentim për ti goditur viktimat dyshohet se është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime.

Tutje thuhet se i dyshuari dhe viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.