Gjatë 24 orëve të fundit raportohen katër raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

14:08 / 20 Dhjetor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë raportuar gjithsej katër raste të dhunës në familje, raporton Drejtësia Sot.

Kësisoj, rasti i parë është raportuar në Graçanicë, me ç’rast është arrestuar një person nën dyshimin se në gjendje të dehur i kishte fyer dhe u kishte bërtitur viktimave kosovarë.

Gjendja e dehur e të dyshuarit është konstatuar përmes alkooltestit, ndërsa pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i dytë është raportuar në Fushë Kosovë, ku një femër kishte lajmëruar policinë se ajo ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe sipas informative të Policisë së Kosovës rasti po vazhdon të hetohet.

Rasti i tretë i dhunës në familje është raportuar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Feriza. Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari fillimisht është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i fundit i dhunës në familje që është raportuar në 24 orët e fundit dyshohet se ka ndodhur në Malishevë.

Kësisoj, Policia njofton se në këtë qytet është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktima femra kosovare.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar edhe tretman mjekësor kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot