Policia e Kosovës dje ka arrestuar një shtetas turk nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë në Prishtinë, pas raportimit të rastit nga viktima.
Lidhur me viktimën e rastit, Policia bën të ditur se ajo është femër kosovare.
Pas arrestimit të të dyshuarit, i njëjti është intervistuar nga ana e zyrtarëve policor që kanë trajtuar rastin.
Më pas, i dyshuari me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt./Drejtësia Sot
Lajmet në fokus