Aktakuzë ndaj dy personave që ushtruan dhunë në familje

Prokurori i Shtetit

Monitoruar nga Jetlira Sallteku

13:29 / 06 Dhjetor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroritë Themelore gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” raporton se dy prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj dy personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale një aktakuzë kundër një personi është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe një aktakuzë kundër një personi tjetër është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Ndryshe, sipas këtij raporti,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit,  janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar  dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në Familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj janë ndaluar gjashtë (6) persona në katër raste të ndara.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.