Ushtruan dhunë në familje – Prokurori i Shtetit ngrit aktakuza ndaj gjashtë personave

Prokurori i Shtetit

Monitoruar nga Jetlira Sallteku

14:29 / 01 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” njofton se pesë  prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj gjashtë personave ku ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, një (1) aktakuzë kundër një (1) personi nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, sipas këtij raporti, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, në dy raste të ndara janë ndaluar dy persona të dyshuar.

Po ashtu, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë janë parashtruar edhe dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për këtë vepër penale.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.