Ushtruan dhunë në familje, Prokurori i Shtetit ngrit aktakuza kundër pesë personave

Prokurori i Shtetit

Monitoruar nga Jetlira Sallteku

14:29 / 30 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” raporton se pesë prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj pesë personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale nga një aktakuzë të tillë e kanë ngritur Prokuroritë Themelore në Prishtinë, Prizren dhe në Mitrovicë, kurse dy aktakuzat e tjera janë ngritur ndaj dy personave nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, sipas këtij raporti,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit,  janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në Familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan janë ndaluar tre (3) persona në tre raste të ndara.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.