Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një rast i dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt.
Lidhur me rastin, Policia bën të ditur se viktima e dhunimit është një femër ndërsa i dyshuari është i gjinisë mashkullore.
Në bazë të komunikatës për media raportohet se rasti ka ndodhur pasditen e 4 nëntorit ndërsa është raportuar dy ditë më pas.
“Më 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Drejtësia Sot
Lajmet në fokus