Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë iniciuar dy raste të ngacmimeve seksuale dhe një rast i dhunimit, raporton Drejtësia Sot.
Kësisoj, Drejtoria e Policisë në Gjilan njofton se pasi ka pranuar informata nga viktima femër kosovare ka iniciuar një rast në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.
Lidhur me rastin bëhet e ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.
Ndërsa, dy rastet e ngacmimeve seksuale janë raportuar në Ferizaj nga Drejtoria e Policisë së këtij rajoni.
Bëhet e ditur se në rastin e parë është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Afganistanit, pasi që kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Afganistanit.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur me datë 03.11.2022, rreth orës 10:30, ku viktima femër kosovare kishte raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Në këtë raport thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe se ky rast është ende nën hetime./Drejtësia Sot
Lajmet në fokus