Prokuroria e Mitrovicës ngrit aktakuza ndaj dy personave që ushtruan dhunë në familje

Prokurori i Shtetit

Monitoruar nga Jetlira Sallteku

13:28 / 02 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 48 personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” njofton se  katër prej këtyre aktakuzave janë ngritur ndaj katër personave, për të  cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale, dy nga këto aktakuza janë ngritur kundër dy personave nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Kurse, në 24 orët e fundit, nga një aktakuzë ndaj një personi e kanë ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Ndryshe, sipas këtij raporti, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në Familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar një person i dyshuar.

Në fund, sipas raportit, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Prizren, në dy raste të ndara, kanë parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për këtë vepër penale.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.