Prokurori i Shtetit ngrit aktakuza ndaj dy personave që ushtruan dhunë në familje

Prokurori i Shtetit

Monitoruar nga Jetlira Sallteku

11:42 / 08 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” njofton se  dy  prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj dy personave ku ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe  një (1) aktakuzë kundër një (1) personi nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, sipas këtij raporti, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në Familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë janë ndaluar  dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara si dhe nga Prokuroria themelore në Prishtinë është parashtruar një  (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi për këtë vepër penale.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.