Prokurori i Shtetit akuzon tre persona për dhunë në familje

Prokurori i Shtetit

Monitoruar nga Liridon Salihi

13:50 / 23 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në 24 orët e fundit, Prokurori i Shtetit ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” raporton se tri nga këto aktakuza janë ndaj tre personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale të dhunës në familje.

Nga raporti 24 orësh bëhet e ditur se dy nga këto aktakuza janë ngritur ndaj dy personave nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndërsa aktakuza e tretë është ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Tutje, në këtë raport janë përfshirë edhe të dhëna lidhur me ndalimet e personave që dyshohet se kanë kryer dhunë në familje në 24 orët e fundit.

Kësisoj, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe asaj në Gjilan, në dy raste të ndara, dy persona janë dërguar në mbajtje prej 48 orëve. /Drejtësia Sot