Prishtinë – Tri viktima të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

10:35 / 09 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit tri femra kosovare kanë raportuar se ishin viktimë e dhunës në familje, raporton Drejtësia Sot.

Rasti i parë është raportuar në Fushë Kosovë, ku viktima femër kosovare kishte raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Palët janë intervistuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër është raportuar në Prishtinë, ku viktima femër kosovare kishte raportuar se përmes telefonit ishte kanosur nga bashkëshorti i saj. Policia njofton se palët janë intervistuar dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është  dërguar në mbajtje.

Kurse rasti i tretë ka ndodhur në Graçanicë, ku ankuesja femër kosovare kishte informuar se përmes rrjetit social ishte kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilën është në proces të divorcit.

Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.