Një grua raporton se kunati po e kërcënon se do t`ia lëndojë fëmijët

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

11:11 / 29 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Një grua ka raportuar në Policinë e Prizrenit se kunati ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj si dhe e ka kanosur se do t’ia lëndojë fëmijët e saj.

Sipas të dhënave nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, dyshohet se gruaja që e ka raportuar rastin në vazhdimësi ka qenë viktimë e dhunës psiqike nga i dyshuari.

Kurse nga viktima gjithashtu është pranuar informata se me datë 25.11.202, i dyshuari e kishte kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët.

Nga ana e Policisë së Kosovës ky rast është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Ndryshe, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren thuhet se viktima si pasojë e shqetësimeve ishte hospitalizuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa sa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Në fund të këtij raportimi thuhet se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili kishte rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Drejtësia Sot