Ngritën aktakuza ndaj tre personave që ushtruan dhunë në familje

Prokurori i Shtetit

Monitoruar nga Jetlira Sallteku

13:54 / 09 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” njofton se tre prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj tre personave ku ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe një (1) aktakuzë kundër një (1) personi nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Ndryshe, sipas këtij raporti,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tridhjetedy (32) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në Familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë ndaluar tre (3) persona kurse me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar një (1) person.

“Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.