Mitrovicë – Dhjetë prokurorë serb dorëzojnë dorëheqjet e tyre

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Monitoruar nga Liridon Salihi

15:05 / 07 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Dhjetë prokurorë të komunitetit serb kanë dorëzuar dorëheqjen nga pozita e tyre në kuadër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, raporton Drejtësia Sot.

Ky lajm u bë i ditur nga komunikata për media e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Në këtë komunikatë thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.​

Drejtësia Sot” do të raportoj në vazhdimësi lidhur me këtë çështje.