Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit katër femra kosovare kanë raportuar se ishin viktimë e dhunës në familje, raporton “Drejtësia Sot”
Kësisoj fillimisht nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Viktima kishte pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu, kjo Drejtori ka pranuar informata nga viktima femër kosovare se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Kurse nga Drejtoria e Policisë në Prizren është raportuar një rast ku është arrestuar një person që dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Nga Drejtoria Rajonale në Gjilan është raportuar një rast që është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”, ku është arrestuar mashkulli kosovar që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare.
Të dyshuarit i janë sekuestruar në cilësi të provave materiale një thikë dhe një shkop druri dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.
Lajmet në fokus