Fillon gjykimi për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Urata Gashi

14:50 / 11 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti Special, sot është dhënë fjala hyrëse në gjykimin ndaj ish-ministres së Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha dhe tre zyrtarëve të tjerë Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri.

“Drejtësia Sot” raporton se në fillim të seancës, të akuzuarit Hoxha, Mustafa, Dushi dhe Tahiri janë deklaruar sërish të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion.

Në fjalën e saj hyrëse prokurorja speciale Iliriana Çollaku-Tafa,  ka thënë se aktakuza është e bazuar në prova të mjaftueshme, të cilat vërtetojnë se të akuzuarit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare. E njëjta ka shtuar se nuk qëndron arsyetimi i të tyre se nuk kishin pasur për qëllim dëmtimin e buxhetit të Kosovës. Në fund ka kërkuar që të njëjtit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Deklaratën e prokurores speciale e ka mbështetur edhe pala e dëmtuar Qeveria e Kosovës, me shkresë të dorëzuar në gjykatë dhe të lexuar nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Fitim Mustafa, avokat Arbër Jashari ka kundërshtuar në tërësi aktakuzën pasi që është e bazuar në supozime dhe paragjykime. Ka shtuar se i mbrojturi i tij në asnjë rrethanë nuk i ka tejkaluar kompetencat e tij. Në fund ka kërkuar që pas administrimit të provave të mbrojturin e tij ta liroj nga akuza.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarës Dhurata Hoxha, avokat Florent Latifaj, ka thënë se në fund të këtij shqyrtimi gjyqësor do të vërtetohet se e tërë fushata zgjedhore është paguar nga mjetet personale të të mbrojturës së tij dhe nga partia e saj politike.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Ekrem Tahiri, avokati Driton Muharremi në fjalën hyrëse të tij ka thënë se në këtë çështje penale nuk plotësohet standardi i dyshimit mirë se i mbrojturi i tij e ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë. I njëjti ka thënë se nga ekspertiza financiare do të vërtetohet se buxheti i Kosovës nuk është dëmtuar fare.

Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet më datë 16 janar 2023.

Me aktakuzën e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës të ngritur më 12 maj 2022, Dhurata Hoxha ngarkohet me akuzë se në cilësinë e ministres së MIE-së kishte nënshkruar kontratën për Shërbime të Informimit Publik për nevoja të MIE dhe operatorin ekonomik “PR Solution”.

Prokuroria Speciale pretendon se ish-ministrja Hoxha ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke  përdorur kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Kjo prokurori Fitim Mustafën e akuzon se në cilësinë e zyrtarit përgjegjës i Prokurimit të MIE-së, me dashje kishte keqpërdoruar detyrën zyrtare pasi kishte kontraktuar dy operatorë ekonomikë, “PR Solution” dhe N.Sh “2B”, dhe siç thuhet kishte vendosur kritere shtesë të papërcaktuar në dosje të tenderit, e duke ndikuar kështu në mënyrë të kundërligjshme të eliminohet njëri nga operatorët ekonomik dhe të shpërblehej OE “PR Solution”.

Kurse, sipas prokurorisë Gëzim Dushi akuzohet se në cilësinë e zyrtarit për komunikim dhe informim në MIE, duke qenë menaxher i kontratës: “Shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, me dashje nuk kishte zbatuar dispozitat ligjore për menaxhimin e drejtë të kësaj kontrate, me qëllim që të përfitonte e pandehura Dhurata Hoxha.

Ndërsa, i akuzuari Ekrem Tahiri po ngarkohet se në cilësi të bashkëpronarit dhe drejtorit të kompanisë “PR Solution” Shpk, kompania e të cilit kishte hyrë kontratë me MIE me qëllim të informimit të qytetarëve rreth proceseve të ndryshme të veprimtarisë së MIE-së, me dashje nuk i kishte kryer në përputhje me kontratën edhe pse ishe në dijeni se shërbimet e kryera nuk ishin shërbimet të ofruara konform kushteve të kontratës sipas procedurave të tenderimit.