Ferizaj – Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi familjaren e tij

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

13:13 / 02 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosova bën të ditur se në Ferizaj dhe në Prishtinë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Lidhur me rastin e raportuar në Ferizaj, Policia raporton se është arrestuar një person i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën femër kosovare.

Me këtë rast, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, të përcaktuar në nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, në këtë raport policor thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse lidhur me katër rastet e tjera të dhunës në familje e që janë raportuar në rajonin e Prishtinës, Policia njofton se sipas procedurave dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rastet kanë vazhduar në procedurë të rregullt.

Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.