Dyshohet se një 12 vjeçare është dhunuar në Ferizaj

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Liridon Salihi

09:37 / 22 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Policia e Kosovës njofton se ka pranuar informata se dje në Ferizaj është dhunuar një vajzë 12 vjeçare.

Nga raporti policor bëhet e ditur se rastin e kishte raportuar nëna e të miturës, e cila i kishte thënë Policisë se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. 

Lidhur me rastin, Policia njofton se Njësitet përkatëse policore më pas kanë arritur që ta gjejnë viktimën.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni policor është arrestuar edhe personi që dyshohet se e ka kryer këtë vepër penale ndaj të miturës.

Në fund të raportit thuhet se i dyshuari është intervistuar e më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot