Arrestohet femra e cila ushtroi dhunë ndaj një anëtari të familjes

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

14:08 / 04 Nëntor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është bërë e ditur se është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi dyshohet se e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar, raporton Drejtësia Sot.

Tutje në këtë raport thuhet se viktima si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, raste të dhunës në familje janë raportuar edhe nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Ku në Drejtorinë e Policisë në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, rasti i parë ka ndodhur në Lipjan ku ankuesi mashkull kosovar kishte informuar se përmes rrjetit social është kanosur nga e dyshuara femër shtetase e Serbisë. 

Ky rast nga Policia e Kosovës është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe i njëjti  është duke u hetuar.

Rasti tjetër është raportuar në Fushë Kosovës ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër edhe nga Drejtoria e Policisë në Gjakovës janë raportuar dy raste që të dyja në Gjakovë, ku rasti i parë ka ndodhur më 03.11.2022 në ora 11:00, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu nga kjo Drejtori është raportuar se viktima femër kosovare kishte raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari  mashkull kosovar. Viktima kishte marrë tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpi të sigurtë, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor.  Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

Rasti i fundit i raportuar në 24 orët e fundit ka ndodhur në Ferizaj, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.