Policia e Kosovës bën të ditur se dje në Suharekë ka arrestuar një person që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, të cilat janë përfshirë në raportin 24 orësh.
Kësisoj, ky rast i dhunës në familje kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit dhe viktimës lidhur me vajzën e tyre.
Kështu, pasi i dyshuari pasi kishte shkuar në Qendrën për Punë Sociale (QPS) për ta marrë vajzën e tij sipas marrëveshjes që kishin me viktimën, aty janë fjalosur në mes veti.
Më pas, Policia pretendon se i dyshuari e kishte goditur me grusht viktimën, të cilës i ka shkaktuar lëndime.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Drejtësia Sot
Lajmet në fokus