Raportohen nëntë raste të dhunës në familje, gjashtë prej tyre në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

13:53 / 31 Tetor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Policia e Kosovës bën të ditur se më datë 29, 30 dhe 31 Tetor, në nivel vendi janë raportuar gjithsej nëntë (9) raste të dhunës në familje, raporton Drejtësia Sot.

Kësisoj, gjatë këtyre tri ditëve në rajonin e Prishtinës u raportuan gjashtë raste  të dhunës në familje, ku nga këto raste vetëm një person i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tre personat e tjerë janë liruar  në procedurë të rregullt, kurse për dy raste raportohet se njëri person ende është në arrati ndërsa tek rasti tjetër nuk raportohet për të arrestuar.

Sipas këtyre raporteve, rasti i parë është raportuar nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, ku në Fushë Kosovë, viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte  kanosur. Viktima me të dyshuarin ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon te hetohet.

Nga kjo Drejtori gjatë ditës së diel janë raportuar tri raste ku rasti i parë ka ndodhur në Obiliq ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshorten e tij kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedure të rregullt.

Rast tjetër ka ndodhur në Podujevë ku një çift ka raportuar se djali i tyre, i dyshuari mashkull kosovar i kishte sulmuar fizikisht, i kishte demoluar orenditë shtëpiake dhe i kishte kanosur. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Po ashtu në kryeqytet është raportuar një rast ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedure të rregullt.

Ndërsa nga raporti i ditës së sotme nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës në familjë, rasti i parë ka ndodhur në Gllogoc ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë ku  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, gjatë datës 29.10.2022, është raportuar një rast i dhunës në familje, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse nga Drejtoria e Policisë në Mitrovicë Jug është raportuar një rast që është cilësuar si “Dhunë në Familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ku viktima femër kosovare kishte raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër nga Drejtoria e Policisë në Gjilan në raportin e ditës së sotme është raportuar për një rast ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.