Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pejës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
Nga raporti i Policisë bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet për kryerje të veprës penale të dhunës në familje. I dyshuari në momentin kur është arrestuar thuhet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Kurse në rastin tjetër të raportuar bëhet fjalë për të dyshuarin i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij më datë 1 tetor 2022.
Lidhur me këtë rast, Policia njofton se dje ka arritur të arrestoi të dyshuarin të cilit vihet në barrë vepra penale “Dhuna në familje”.
Në fund, dy personat e dyshuar që kanë kryer këtë vepër penale janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot
Lajmet në fokus