Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në tërë vendin, raporton “Drejtësia Sot”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se tri prej këtyre rasteve kanë ndodhur në rajonin e Gjakovës, me ç’rast për dhunë në familje u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje tre persona.
Në dy rastet e para të raportuara në Gjakovë thuhet se dy burra kanë shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre të cilat kanë pranuar edhe tretman mjekësor, ndërsa rasti i tretë ka të bëj me dhunën fizike të ushtruar ndaj babait nga djali i tij, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.
Tutje, rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Prishtinë, ku është arrestuar i dyshuari pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Viti, ku është arrestuar i dyshuari pasi ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima së bashku me fëmijët është dërguar në familjen e prindërve të saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Drejtësia Sot
Lajmet në fokus