Dërgohen në mbajtje tre persona që dyshohet se ushtruan dhunë në familje

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Dafina Maxhuni

16:23 / 28 Tetor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Tre persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, raporton Drejtësia Sot.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për raportimin e gjashtë rasteve të dhunës në familje.

Nga këto raste, tre persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një rast ende po hetohet dhe nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar.

Sipas këtij raporti, rasti i parë është raportuar nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, ku viktima femër kosovare kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar u kishte dërguar fotografi dhe video familjarëve të të fejuarit të saj mashkull kosovar. Rasti ka vazhduar në procedurë hetimore.

Nga kjo Drejtori është raportuar edhe për një rast, ku në kryeqytet, janë rrahur mes vete dy të dyshuara femra kosovare si pasojë e një mosmarrëveshje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë është bërë e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Nga Drejtoria e Policisë në Gjilan janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku me datë 27.10.2022 viktima femër kosovare kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e kishte kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Ranillugë e që është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe “Ngacmim”, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ishte  ngacmuar – provokuar nga  e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër nga Drejtoria e Policisë në Prizren është raportuar për një rast ku viktima femër kosovare kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtuar dhunë ndaj saj. I dyshuari me vendim të prokurorit, pasi i është ofruar ndihma mjekësore, është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.