Katër persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, raporton Drejtësia Sot.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për raportimin e pesë rasteve të dhunës në familje, ku katër persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa vetëm një është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas këtij raporti, rasti i parë është raportuar nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, ku në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Nga kjo Drejtori është raportuar edhe për një rast, ku në kryeqytet është arrestuar një person për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse, Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit, ka raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimave kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
Gjithashtu edhe në Viti, viktima mashkull kosovar kishte raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar, ishte sulmuar fizikisht nga i njëjti. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe i është ofruar tretman mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Në fund, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit është raportuar për një rast ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.
Lajmet në fokus