Policia e Kosovës e ka arrestuar një femër në Pejë nën dyshimin se e kishte sulmuar dhe kanosur me thikë viktimën mashkull kosovar, raporton “Drejtësia Sot”.
Sipas Policisë, rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe ka ndodhur me datë 18.10.2022 në Pejë. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa thika me të cilën kishte sulmuar dhe kanosur viktimën është konfiskuar.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Përveç rastit të raportuar në Pejë, dy raste të tjera janë raportuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.
Kësisoj në këtë raport bëhet e ditur se në Prishtinë ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu edhe në Fushë Kosovë është raportuar një rast ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për njoftimet e Policisë së Kosovës lidhur me rastet e dhunës në familje.
Lajmet në fokus