Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar personin me inicialet M.M., i nacionalitetit serb, nën dyshimin për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, raporton Drejtësia Sot.
Nga komunikata për media e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) thuhet i dyshuari M.M, nga viti 2019 ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes edhe pse për të njëjtin ka pasur urdhërarrest.
Sipas PSRK-së, i pandehuri M.M., dyshohet si anëtar i grupit kriminal të organizuar ka marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Vrasje e rëndë”, në vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviç, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B dhe S.A., ku për të cilët është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Bëhet e ditur se ndaj M.M., do të vazhdohet me procedurat sipas Kodit të Procedurës Penale, ku brenda afateve ligjore do të bëhet edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që procedura penale të vazhdojë pa pengesa.
“Drejtësia Sot” raporton në vazhdimësi lidhur me zhvillimet që ndodhin lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, link: https://www.rolpik.org/vrasja-e-oliver-ivanovicit-deshmitari-anonim-refuzon-te-deklarohet-per-shkak-te-sigurise-se-tij-personale/
Lajmet në fokus