Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore e Pejës janë ngritur pesë aktakuza kundër tetë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Referuar këtij raporti, “Drejtësia Sot” njofton se një nga këto aktakuza është ngritur ndaj dy personave që dyshohet se kanë kryer veprën penale të dhunës në familje.
Ndërsa, aktakuza tjetër e Prokurorisë Themelore në Pejë ka të bëj me veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, ku për këtë vepër penale akuzohet një person.
Aktakuza e tretë i përfshin tre të akuzuar për veprën penale “Ndërtim pa leje”, kurse një aktakuzë tjetër i është ngritur një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Aktakuza e pestë ka të bëj me veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” e cila i vihet në barrë një personi.
Ndryshe, Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Grabitje” dhe një person tjetër për veprën penale “Ngacmimi”.
Në fund, kjo Prokurori, në këtë periudhë raportuese ka bërë edhe një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Grabitje”.
Lajmet në fokus