Prokurori i Shtetit njofton se në 24 orët e fundit, nga Prokuroritë Themelore, janë ngritur 11 aktakuza ndaj 11 të dyshuarve për veprën penale “Dhuna në familje”, raporton “Drejtësia Sot”.
Për nga numri i aktakuzave për dhunë në familje prin Prokuroria Themelore në Pejë, me pesë aktakuza ndaj pesë personave.
Më pas vie Prokuroria Themelore e Prishtinës me katër aktakuza ndaj katër personave, të gjithë të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kurse, dy aktakuzat e fundit janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila pretendon se ekziston dyshimi i bazuar se dy persona kanë kryer këtë vepër penale.
Ndryshe, nga raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se në total prokuroritë themelore kanë ngritur 58 aktakuza kundër 65 personave, për vepra të ndryshme penale.
Përveç aktakuzave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe raportuese thuhet se është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi si dhe dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.
Lajmet në fokus