Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në tërë vendin, ku janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër.
“Drejtësia Sot” raporton se rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është arrestuar një e dyshuar pasi që ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Nga njoftimi i Policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Kurse në Lipjan, fillimisht është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, por me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.- thuhet në raportin e Policisë.
Rasti i tretë i raportuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur në Gjakovë.
Në këtë rast është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmet në fokus