Dy meshkuj tentojnë që ta dhunojnë një femër në Prishtinë

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Liridon Salihi

08:09 / 13 Shtator 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Policia e Kosovës njofton se ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datë 11 shtator, dy meshkuj kanë tentuar që ta dhunojnë, raporton “Drejtësia Sot”.

Ankuesja në Polici ka deklaruar se rasti ka ndodhur në Prishtinë, kurse sa i përket të dyshuarve, asnjëri nga ta nuk qenë i njohur për viktimën.

Tutje, bëhet e ditur se viktima ka arritur të largohet nga të dyshuarit, e më pas ata me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”- thuhet në fund të njoftimit nga Policia e Kosovës.