Policia e Kosovës njofton se në Prizren është arrestuar mashkulli kosovar, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte ngacmuar një femër kosovare të mitur, raporton Drejtësia Sot.
Policia bën të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për dy raste të tjera ku janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Kësisoj, një rast i kësaj natyre është raportuar në Prishtinë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më 19 korrik të këtij viti ka ngacmuar dhe më pastaj e ka goditur viktimën femër kosovare.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar e më pas, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje.
Bazuar në të dhënat e raportit policor, rasti tjetër i ngacmimit ka ndodhur në Shtërpcë, ku është arrestuar një person që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare.
Policia bën të ditur se me vendim të Prokurorit të rastit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Lajmet në fokus