Gjatë 24 orëve ngritën 61 aktakuza, gjashtë prej tyre për dhunë në familje

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Liridon Salihi

14:43 / 29 Shtator 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

 Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 61 aktakuza kundër 72 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” raporton se nga numri total i aktakuzave të ngritura gjatë kësaj periudhe kohore, gjashtë prej tyre janë ndaj gjashtë personave që ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kësisoj, sa i përket kësaj vepre penale, dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave nga Prokuroria Themelore në Pejë, dhe një (1) aktakuzë kundër një (1) personi nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar për dhunë në familje, po ashtu janë parashtruar edhe dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për këtë vepër penale.

Lidhur me rastet që kanë të bëjnë me veprën penale “Dhuna në familje” ka raportuar edhe Policia e Kosovës. Në raportin 24 orësh të këtij institucioni thuhet se janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, tri prej tyre në Prizren, një në Prishtinë dhe një tjetër në Gjakovë.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton lidhur me rastet e dhunës në familje të raportuara në Policinë e Kosovës dhe për aktakuzat e ngritura për këto raste nga Prokurori i Shtetit.