Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, raporton Drejtësia Sot.
Sipas këtij raporti, dy rastet e para janë raportuar nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, ku me datën 08.08.2022, në ora 12:00, viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Sipas këtij raporti i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në konsultë psikiatrike.
Kurse rasti i dytë është raportuar në orën 12:45, viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Ndërsa thuhet se, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Nga Drejtoria Rajonale në Pejë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku në orën 01:48, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i sëmurë mental, pasi që ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht nënën e tij viktimë femër kosovare. Lidhur me rastin, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
Po ashtu, në Drejtorinë Rajonale në Gjakovë me datën 08.08.2022, në ora 14:05, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare.
Në këtë raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në Drejtorin Rajonale të Mitrovicës me datën 08.08.2022 janë raportuar dy raste të dhunës.
Sipas këtij raporti rasti i parë është raportuar në orën 01:30, ku viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja tij e dyshuara femër kosovare ka shkaktuar dhunë në familje, e cila ishte nën ndikimin e alkoolit.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në orën 22:30, ku thuhet se viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në Serbi.
Raportuar nga Valentina Shahini
Lajmet në fokus