Prokurori i Shtetit njofton se prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur katër aktakuza ndaj katër personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Drejtësia Sot raporton se aktakuza e parë është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku një person akuzohet se ka kryer veprën penale të dhunës në familje.
Po ashtu, me pretendimin për kryerjen e veprës së njëjtë penale, aktakuzë ndaj një personi ka ngritur edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.
Kurse, Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave të cilëve u vihet në barrë vepra penale “Dhuna në familje”.
Ndryshe, nga raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se në përgjithësi nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 53 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 16 të dyshuar për vepra të ndryshme penale si dhe janë parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 personave.
Lajmet në fokus