Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 60 aktakuza kundër 69 të dyshuarve për vepra të ndryshme penale, raporton Drejtësia Sot.
Nga raporti ditor i Prokurori të Shtetit, bëhet e ditur se nga numri i përgjithshëm i aktakuzave të ngritura, pesë prej tyre janë ndaj gjashtë personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Katër nga këto aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa aktakuza e pestë është ngritur ndaj dy personave nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë ndaluar 13 persona, si dhe në gjykata kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Sa i përket të dhënave për secilën Prokurori veç e veç, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe ka ngritur 28 aktakuza kundër 32 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Kurse, Prokuroria Themelore në Prizren thuhet se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për 48 orë, ndërsa ka ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar katër persona të dyshuar, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të pandehurve, si dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj tre personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë ndaluar dy persona për 48 orë, si dhe janë ngritur gjashtë aktakuza, kundër shtatë personave.
Tutje, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar dhe ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Dhunimi”.
Në Mitrovicë, Prokuroria Themelore e këtij qyteti ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Në fund, nga të dhënat e raportit 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Lajmet në fokus