Në 24 orët e fundit raportohen gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Monitoruar nga Valentina Shahini

10:05 / 17 Gusht 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, raporton Drejtësia Sot.

Sipas këtij raporti, tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, dy në Prizren dhe një rast tjetër është raportuar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë bëhet e ditur se viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Ky rast me vendim të prokurorit të shtetit ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë thuhet se viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Tutje, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Po ashtu sipas këtij raporti në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Drejtorin Rajonale të Policisë në Prizren është raportuar se viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, pas inicimit të rastit dhe intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Prizren sipas këtij raporti është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë familjare duke pasur sjellje agresive ndaj familjareve dhe duke demoluar gjësende nëpër shtëpi.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pejë është arrestuar njëidyshuar mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.