Në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Monitoruar nga

08:57 / 12 Gusht 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

12 Gusht 2022

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje, raporton Drejtësia sot.  

Sipas këtij raporti, rasti i parë është raportuar nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, ku i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Kurse, Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit ka raportuar se në Viti, ankuesja femër kosovare është kanosur me jetë nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Në 24 orët e fundit, rast i dhunës në familje është raportuar edhenga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ku në Malishevë i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë  ndaj babait të tij, ankuesit mashkull kosovar. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.