Mbahet shqyrtimi kryesor në rastin ku paditësit po kërkojnë anulimin e njoftimit nga Komuna Prizrenit

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Jetlira Sallteku

15:33 / 04 Gusht 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prizren– Departamenti i Përgjithshëm është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor në rastin ku paditësit G.H, A.M, B.N, D.A dhe E.T kërkojnë anulimin e njoftimit të datës të komunës së14.02.2022 në web faqen zyrtare nga komuna e Prizrenit , raporton Drejtësia Sot.

Paditësit në padinë e parashtruar pranë kësaj Gjykate pretendojnë se e paditura Komuna e Prizrenit kishte ndryshuar njoftimin e kandidatëve për të paraqitur në konkursin për nënpunës të shërbimeve publike nga Departamenti për Menaxhimin Zyrtarëve Publik, pranë ministrisë së punëve të Brendshme, e ku në kuptim të dispozitave ligjore është konstatuar  se nuk ka bazë ligjore për vlefshmërinë e listës së pritjes për një periudhë njëvjeçare të kandidatëve të pa emëruar.

Në shqyrtimin e sotëm, i autorizuari i paditësve ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë padisë  dhe deklarimeve nga seanca e kaluar. Pasi që i njëjti gjatë seancës pranoi njoftimin nga MPB departamenti për menaxhimin e zyrtarëve publik sipas kërkesës së gjykatës, theksoi se ky departament nuk ka dhënë ndonjë sqarim  këtyre kërkesave nga gjykata si të paqarta dhe jo koncize.

Tutje ai shtoi se është e palogjikshme dhe jo ligjore përgjigja e dhënë nga ana e këtij departamenti  lidhur me pyetjen e gjykatës nëse sqarimi i dhënë duhet të vlejë për komunat e tjera. Ai theksoi se rendi juridik ne RKS dhe ligji përkatës duhet të vlejnë për të gjithë njësoj pa dallim , e që në rastin konkret sipas tij dispozitat ligjoer-kushtetuese janë duke u cenuar për faktin se është duke u aplikuar diskriminimi grupor.       

Kurse i autorizuari i palës së paditur ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë fakteve të paragjitura me shkrim dhe verbalisht deri në seancën e ditës së sotme.Lidhur me përgjigjen e departamentit pët menaxhimin e zyrtareve publik i njëjti theksoi siq është në dijeni gjykata e ka kundërshtuar propozimin që të kërkohet një sqarim i tillë nga ky departament.

Sipas tij duke u bazuar në këtë sqarim zyrtarët e komunës së Prizrenit kanë vepruar drejtë dhe në pajtim me ligjin.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga gjykata që pas administrimit të provave të refuzohet padia e paditësve.

Pas leximit dhe administrimit të provave, u caktua seanca për fjaën përfundimtare  duke i obliguar te autorizuarit që të njëjtën ta përgadisin me shkrim.

Sipas padisë,  po ashtu paditësit kishin parashtruar ankesë  komunës së Prizrenit, Kryetarit të komunës dhe Drejtorisë së Arsimit e për të cilën nuk kishin marrë përgjigje.

Ndërsa pala paditëse, Komuna e Prizrenit në përgjigjen në padi lidhur me pretendimet e palëve paditëse i ka kontestuar në tërësi si të pabazuara,  duke e kontestuar në tërësi kërkesëpadinë e saj kjo ngase gjendja e treguar në padi së bashku  me prova  nuk vërtetohet se ka kushte ligjore për aprovimin e kërkesëpadisë.